Harrojeni shiun, “çmendet” sërish moti, ja sa do shkojnë temperaturat

Shqipëria

Harrojeni shiun, “çmendet” sërish moti, ja sa do shkojnë temperaturat

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:35
ilustrim

Pas ditëve me shi sinoptikanët parashikojnë jo vetëm mot me diell, por edhe temperatura të larta të përshtatshme për t’ju kthyer sërish plazhit.

Sipas Meteoalb, fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, duke na sjellë edhe njëherë verë në mes të shtatorit. Bregu jugor në veçanti do të jetë shumë i favorshëm për plazh. Kështu që pse jo, mund të planifikoni një fundjavë relaksi në bregdet.

“Fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, në veçanti bregu jugor shumë i favorshëm për plazh”,- shkruan Meteoalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat