Shembja e kullës, Basha: Akt urrejtje, Rama i trembet hijes së Prek Calit

Shqipëria

Shembja e kullës, Basha: Akt urrejtje, Rama i trembet hijes së Prek Calit

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:32
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shembjes së kullës së Prek Calit në Vermosh.

Po ashtu, ai ka shkruar se kryeministri Rama nuk mund ta durojë ndërrimin e një prijësi legjendar anti-komunist si Prek Cali.

Postimi i plotë:

Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertuan fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.

Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.

Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat