Patozi flet për lëvizje të re brenda PD-së, ja emrat që do ti bashkohen

Shqipëria

Patozi flet për lëvizje të re brenda PD-së, ja emrat që do ti bashkohen

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:12
Astrit Patozi

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus” për lëvizjen e re brenda PD-së.

Ai foli me emra duke konfirmuar që në lëvizjen e tij do të jenë Topalli, Bregu dhe shumë të pakënaqur të tjerë ndaj Bashës, të cilët futen te i quajturi grupi anti-Basha.

Gjithashtu, ish-deputeti i PD-së,  Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha, duke u shprehur se është ndjerë i çliruar që nuk ishte pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat.

 “Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë. Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat”, - tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat