Lezhë, varri i Skënderbeut drejt degradimit

Shqipëria

Lezhë, varri i Skënderbeut drejt degradimit

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:42
Pamje nga video

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skërbeu në qytetin e Lezhës po shkon drejt degradimit.

Çatia e memorialit është dëmtuar plotësisht dhe pikon në disa vende sa herë që ka reshje, duke krijuar lagështirë; ndërkohë që muri i memorialit ka pësuar plasaritje në disa pjesë. 

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Pergjegjësi i Zyrës së Trashëgimisë Kulturore thotë se shumë shpejt do të jetë gati projekti për rikonstruksionin dhe ndriçimin e memorialit, por problem mbetet financimi. 

“Kemi nevojë për restaurimin e gjithë monumentit sipër, një sistem të ri ndriçimi dhe ndërhyrje tek struktura origjinale e vitit 1440. E rëndësishme është pastrimi i kolonave, ndryshimi i materialeve të mbulesës së monumentit, pasi është prej tërmiti, që ka substanca kancerogjene. Gjithashtu, nga shirat ka pasur shumë shpëlarje”, tregon Paulin Zefi. 

Që prej ndërtimit të tij disa vite më parë, vendvarrimi i Skëndërbut nuk ka njohur asnjë investim, ndaj dhe shkalla e amortizimit është mjaft e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat