Ish-diktatori në duart e fëmijëve, PD: Rama po kërkon ringjalljen e komunizmit

Shqipëria

Ish-diktatori në duart e fëmijëve, PD: Rama po kërkon ringjalljen e komunizmit

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 15:32
Nënkryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeja

Nënkryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeja, ka reaguar pas fotove të diktatorit Enver Hoxha, të shfaqura në ceremoninë e 75 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Përmes një deklarate për mediat, Alibeja thotë se kryeministri Edi Rama po kërkon ringjalljen e komunizmit.

Sipas tij, ai e nisi me emërimin e Fatmir Xhafës si ministër të Brendshëm, si dhe me shembjen e kullës së simbolit antikomunist Prek Calit në Shkodër.

“Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor! E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!

Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.”, -thotë Alibeaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat