Malësi e Madhe - Bashkia: Kullën e Prek Calit e shembën të tjerë, prishëm punimet e reja

Shqipëria

Malësi e Madhe - Bashkia: Kullën e Prek Calit e shembën të tjerë, prishëm punimet e reja

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 16:52
Kulla e Prek Calit

Bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar për shembjen e kullës së Prek Calit, e cila tashme ka ngjallur debat të ashpër publik. Sipas kësaj njësie administrative, persona të paautorizuar nisën të ndërtonin pa leje objekt të ri mbi rrënojat e kullës. Pasi ka vendosur pezullimin e punimeve, Bashkia e Malësisë së Madhe thotë se nuk është paraqitur asnjë dokumentacion mbi ligjëshmërinë e kësaj ndërhyrje. Në të tilla kushte, ndërtimi është konsideruar i paligjshëm dhe është shembur nga Inspektorati Vendor.

Për debatin e ngritur tashmë për shembjen e kullës së Prek Calit, Bashkia e Malësisë së Madhe përmes një reagimi për mediat sqaron se fadromat e Inspektorati shemben një ndërtim të ri që po kryhej mbi rrënonjat e kullës, dhe jo kullën siç pretendohet nga banorët.

Sipas kësaj njësie administrative, në gusht të 2017, banori Ndue Dreshaj është ankuar se kulla e dajës së tij Prek Cali është shembur.

Një ditë më pas, Inspektorati Vendor ka shkuar për verifikimin dhe ka konstatuar se kulla është shembull nga persona të paautorizuar dhe mbi rrënojat e saj po ngrihej objekti i ri.

Inspektorati Vendor për Mbrojtjen e Territorit ka kërkuar dokumentacionin nëse për këto punime ishte marrë autorizim përkatës, por pranë autoriteteve nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument.

Në të tilla kushte, Bashkia e Malësisë së Madhe e ka vlerësuar ndërtimin pa leje dhe urdhëroi pezullimin e punimeve deri në paraqitjen e dokumentacionit të plotë.

Pavarësisht afatit të lënë për afro një muaj, instucioni sqaron se punimet kanë vijuar në kundërshtim me ligjin dhe në muajin shtator është ndërhyrë me shembjen e tij si dhe është marrë vendimi për dënim me gjobë 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt.

Në sqarim të opinionin publik, bashkia e Malësisë së Madhe thotë se janë shembur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm  nga shtëpia ekzistuese e Prek Calit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat