“Ish-hetuesi i komunizmit s’mund t’i bëjë vetting policëve!”

Shqipëria

“Ish-hetuesi i komunizmit s’mund t’i bëjë vetting policëve!”

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:04
Flamur Noka

Show të radhës të Edi Ramës dhe ministrit Xhafa, e ka vlerësuar Partia Demokratike nisjen e vetingut në radhët e Policisë së Shtetit.

Në një reagim përmes deputetit Flamur Noka, PD-ja thotë se “vetingun e ka shkelur dhe përdhosur i pari Edi Rama që e bëri Fatmir Xhafen ministër të rendit”, duke ju referuar lidhjes së tij me periudhën komuniste në Shqipëri.

“Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise Pas tij edhe Xhafa s'mund te behej minister i Brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci.

Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites.Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames”, - shprehet Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat