Noka: Rama përdhosi vettingun duke bërë Fatmir Xhafën ministër të rendit

Shqipëria

Noka: Rama përdhosi vettingun duke bërë Fatmir Xhafën ministër të rendit

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:12
Flamur Noka

Partia Demokratike nuk e ka pritur mirë vendimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për nisjen e Vettingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA.

Në pozicionin e deputetit dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat shkruan se vettingu në rradhët e policisë është show i rradhës.

Sipas Nokës, vettingun i pari e ka shkelur dhe përdhosur Edi Rama që e bëri Fatmir Xhafaj, Ministër të Brendshëm.

Për ish-Ministrin e qeverisë Berisha, Xhafaj nuk mund të bëhej Ministër i Brendshëm si nje ish-hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci.

Për Nokën, rasti klasik sesi vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vetë Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise.

Deklarata e plotë

Show i radhes i Rames e Xhafes eshte vetingu ne radhet e policise.. Vetingun ne fakt e ka shkelur dhe perdhosur i pari Edi Rama qe e beri Fatmir Xhafen minister te rendit. Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise Pas tij edhe Xhafa s’ mund te behej minister i Brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci.

Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites.Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat