Kush është biznesmeni që iu konfiskua 4 milion euro pasuri

Shqipëria

Kush është biznesmeni që iu konfiskua 4 milion euro pasuri

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:23
Nikolin Janina

Pasuri me vlerë 4 milion euro u sekuestrua nga policia e Tiranës në dëm të biznesmenit Nikolin Janina.

Konfiskimi u bë pasi dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Mësohet se pasuria e sekuestruar nga policia për personin në fjalë kap vlerën e 4 milion eurove, ku përfshihen apartamente, garazhe e tokë, dyshuar të blera këto nga financa me burim kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë :

Apartamente të ndodhura në Tiranë gjithsej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2

Garazhe të ndodhura në Tiranë, gjithsej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2

Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithsej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Këto pasuri, pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat