Radarët/ Ish-kreu i Shërbimit Informativ ushtarak: Kodheli vodhi paratë e shqiptarëve dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Shqipëria

Radarët/ Ish-kreu i Shërbimit Informativ ushtarak: Kodheli vodhi paratë e shqiptarëve dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:29
Ylli Zyla

Ish-kreu i Shërbimit Informativ ushtarak, Ylli Zyla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë.

“Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi qëndror u ndryshua pasi u dogjën në atë qendër. U vendos një sistem tjetër, që nuk është i licencuar. Sot ky sistem është problematik, ku  në 50 goditje që janë bërë, vetëm 5 kanë pasur sinjalizim nga radarët. 3 nga këto ka qenë të pakoordinuara mirë. Mjetet lundruese të policisë kanë ndjekur njëri-tjetrin,” tha Zyla. Ish-kreu i SHIU shtoi gjithashtu se brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka ndodhur një mega-korrupsion.

“Është një mega-korrupsion brenda Ministrisë së Mbrojtjes. shkon përtej vjedhjes së parave nga shqiptarët. Si pasojë dëmtohet siguria kombëtare, dhe e vendeve të NATO-s. Prishet imazhi i Shqipërisë në botë për vite me radhë. Ky është dëmi që i ka shkaktuar Kodheli dhe të tjerët që vijnë pas saj,” tha ai në emisionin “Kjo javë në News 24. Çmimi i mirëmbajtjes ka shkuar deri në 10-fish, tha ai, teksa shtoi: Janë larguar nga puna në periudhën 2014-2015 persona që ishin ekspertë të radarëve. “Aty është strukturuar një grup kriminal që sistemi i radarëve të shkonte në këtë pikë që është sot. Jemi në situatë alarmante që nuk i identifikojnë dot mjetet lundruese të vogla”, shtoi Zyla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat