Arroganca e Edi Ramës me lexuesit në facebook: S’e ndan dot kush është gomari mes teje dhe gomarit

Shqipëria

Arroganca e Edi Ramës me lexuesit në facebook: S’e ndan dot kush është gomari mes teje dhe gomarit

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:45
Edi Rama

Në lidhje me prishjen e ish- shtëpisë së heroi Prek Cali, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit zgjodhi të bëjë ironi në rrjetet sociale për të gjithë ata që akuzuan qeverinë për prishjen e kësaj ndërtese.

Por duket se në këtë reagim ka plasur edhe një “luftë” mes Edi Ramës dhe komentuesve të cilët e akuzojnë për arrogancë dhe cinizëm.

Ndërsa edhe pse në rolin e kreut të ekzekutivit Rama nuk “kursehet” me përgjigje ndaj lexuesve.

Një investigim bëri tek profili i Ramës shihet se ai kalon shpesh edhe në ofezë ndaj qytetarëve si për shembull: “mëso të shkruash” i kthehet dikujt apo edhe “nuk e ndan dot se kush është gomari, mes teje dhe gomarit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat