Policia bën namin në rrugë, ja sa shoferë janë arrestuar në 24 orët e fundit

Shqipëria

Policia bën namin në rrugë, ja sa shoferë janë arrestuar në 24 orët e fundit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:58
Policia shqiptare

Policia rrugore e Tiranës ka bërë arrestime të shumta gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Tiranës dhe Kavajës. Bëhet fjalë për shoferë të arrestuar që sipas uniformave blu, kanë qneë në gjendje të dehur, ose duke udhëtuar pa patentë.

Janë arrestuar 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 2 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur:

Sokol L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Skoda".

D. B., 36 vjeçe, pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Citroen".

Janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasit :

Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Yamaha".

Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Yamaha".

Shkëlzen C., 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Zarta".

Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Loncin".

Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Yamaha".

Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Yamaha".

Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Suzuki".

Vazhdon puna nga Policia rrugore Tiranë për ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve të cilët mund të jenë rrezik për qytetarët dhe mund të shërbejnë si burim aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat