Zbardhet takimi, çfarë diskutoi Meta me Fleckenstein dhe Vlahutin

Shqipëria

Zbardhet takimi, çfarë diskutoi Meta me Fleckenstein dhe Vlahutin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:48
Presidenti Meta me Knut Fleckenstein

Presidenti Meta zhvilloi një takim pune me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

 “Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës  nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat