Në “vigjilje” të reformës zgjedhore, Basha: Këto janë 3 kushtet tona, nuk i negociojmë

Shqipëria

Në “vigjilje” të reformës zgjedhore, Basha: Këto janë 3 kushtet tona, nuk i negociojmë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:49
Lulzim Basha

Këtë të hënë pritet të ngrihet me kërkesë të opozitës komisioni i cili do të jetë përgjegjës për reformimin e sistemit zgjedhor shqiptar.

Në një deklaratë për median, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita demokrate nuk ka ndërmend të bëjë një proces fasadë, por kërkon që procesi të marrë formë përmes konsultimit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Basha ka vënë në dukje 3 kushte të panegociueshme kur fjala vjen për reformën zgjedhore. Kryedemokrati deklaroi se PD është e gatshme për implementimin e çdo modeli të ri zgjedhor, por që garanton këto 3 kushte.

“Votimi elektronik, uljen e rolit të kryetarëve dhe partive politike në proces, dhe rritjen e rolit të qytetarëve në procesin zgjedhor.”-tha Basha.

Në lidhje me votën e emingrantëve, Basha deklaroi se ka qenë një premtim i kahershëm i demokratëve dhe pavarësisht se “flamurin” e votës së emigrantëve e kërkojnë socialistët, lideri i demokratëve u shpreh se opozita nuk do lejojë që kjo çështje të kthehet në një fasadë.

“Vota e emigrantëve është kërkesë fillestare e OPD-së dhe nuk do të lejojmë që të kthehet në fasadë nga Edi Rama, që nuk lejoi të votojnë shqiptarët këtu e jo më ata që jetojnë jashtë vendit.”-tha Basha.

Kryedemokrati ka folur gjithashtu edhe për një tjetër iniciativë që pritet të dalë nga dera e selisë blu drejt parlamentit. Basha tha se së shpejti PD do të çojë në kuvend një draft që e ndalon me ligj (ashtu siç ndodh në gjermani me nazizmin) shfaqjen e simboleve komuniste në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat