Gjykata e Lartë lë në pritje Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin

Shqipëria

Gjykata e Lartë lë në pritje Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:19
Tom Doshi

Seanca ndaj Tom Doshit e Mark Frrokut është shtyrë sërish, por kësaj here është pamundësia e Gjykatës së Lartë për të kryer seancën ajo që është bërë shkas.

Procesi ndaj deputetit Doshi dhe ish deputetit Frroku zhvillohet për akuza të rreme. Kujtojmë se para disa vitesh, Tom Doshi do të shprehej se Ilir Meta kishte paguar një killer (Durim Bamin) për ta vrarë.

Nga hetimet e prokurorisë në atë kohë, nuk doli në dritë asnjë provë, e kësisoj në bankën e të akuzuarit shkoi vetë Tom Doshi për kallëzim të rremë.

Avokati i Tom Doshit, Ferid Muça deklaroi se shtyrja e procesit është pa afat, “pasi gjykata është e paralizuar”. Anëtarët e caktuar për të shqyrtuar çështjen u ka mbaruar mandati e kësisoj Gjykata e Lartë është detyruar që të hedhë sërish në short çështjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat