Vasili: Koha e “tangove” PS - PD për reformën zgjedhore ka marrë fund

Shqipëria

Vasili: Koha e “tangove” PS - PD për reformën zgjedhore ka marrë fund

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:27
Petrit Vasili

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së në një komunikim për mediat, kreu i tij Petrit Vasili zbuloi se cilat do jenë çështjet më të rëndësishme të tyre për tu diskutuar në Kuvend.

Vasili dha një përgjigje edhe në lidhje me propozimet e PS-së dhe PD-së për fillimin e një reforme zgjedhore.

Ai u shpreh se edhe LSI do jetë pjesë aktive, por do e pranojë nëse do ketë hapa konkret dhe jo deklarata të kota.

“Do jemi pjesë aktive e këtij komisioni.

Jemi të interesuar për një reformë që mungon prej 26 vitesh, por  duhet të merren modelet dhe ekspertiza ndërkombëtare

 Të shohim çfarë do hedhin mbi tryezë. Koha e “tangove” PS - PD për reformën zgjedhore ka marrë fund

Nëse do kemi zgjedhje të qetë dhe jo nën diktatin e armëve dhe bandave.                

Sa më parë të fillojë reforma zgjedhore, do jemi pjesë aktive e saj”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat