Skandal, numrat në Kryeministri, Polici e institucione të tjera janë jashtë shërbimit

Shqipëria

Skandal, numrat në Kryeministri, Polici e institucione të tjera janë jashtë shërbimit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 20:25
Pamje nga video

Numrat e telefonave fiks të disa institucioneve, por edhe linja e gjelbër “0800” e vënë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar nuk funksionojnë.

Emisioni “Boom” n ka bërë një investigim, duke telefonuar në numrat që janë të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve, ku publiku informohet në kohë reale.

Linja  e gjelbër që përdoret për të denoncuar korrupsionin në institucione si kryeministria apo policia e shtetit  nuk punon. Numri 0800 09 09 i vënë në dispozicion nga kryeministria nuk funksionon.

Edhe numrat  e gjelbër në Policinë e Shtetit 0800 1100 dhe 0800 1212 nuk funksionojnë.

Dy numrat e vënë në dispozicion në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve  00355 4 2254544/ 162 nuk funksionojnë. Të telefonuar nga gazetarja e BOOM, rezultoi që në numrin e parë del sekretaria telefonike në gjuhën angleze, ndërsa në numrin e dytë përgjigjet një zotëri, i cili thotë se janë familje.

Një tjetër institucion, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, aty ku ankesat janë më të mëdha. Ashtu si në Drejtorinë e Burgjeve, edhe këtu në numrin 042 261 137 që është vendosur në dispozicion nga ky institucion u përgjigj një person që tha se është familje.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Personi kërkoi një ndihmë për të komunikuar me institucionin e AKU dhe për të bërë ankesë. Edhe numrat fiks te institucioni i  Ministrisë së Zhvillimit Urban, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, dalin numra të pasaktë.

E njëjta situatë është edhe te Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Integrimit ku numrat jeshilë të publikuara në faqet e tyre zyrtare  nuk funksionojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat