Harxhi plas ‘bombën’: Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën

Shqipëria

Harxhi plas ‘bombën’: Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 20:26
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe anëtare e Kryesisë së PD, Edit Harxhi në një intervistë në Report Tv për situatën brenda Partisë Demokratike deklaron se Lulzim Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas saj, Basha po mundohet që të anashkalojë fuqinë e Berishës në strukturat e PD, ndërsa shton se nuk sheh shpresë te kryetari i PD, që mund të bëjë opozitë përballë qeverisë Rama.
 
“Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të zotit Berisha.
 
Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se ‘tregon kush është lideri’, deshi të tregojë që ‘unë jam lideri’ dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë jam këtu” u shpreh ajo.
 
Grupi anti-Basha në PD kërkon ndryshime në statut, rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëruarish në forumet e së djathtës, por mbi të gjitha mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të analizuar humbjen e thellë në 25 qershor.
 
Harxhi shprehet se situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 përsa i përket centralizimin që po i bëhet pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat