I jepet lamtumira 16 – vjeçarit që u nda tragjikisht nga jeta mesditën e së dielës - Bota Sot
I jepet lamtumira 16 – vjeçarit që u nda tragjikisht nga jeta mesditën e së dielës

Shqipëria

E premte, 15 dhjetor 2017

I jepet lamtumira 16 – vjeçarit që u nda tragjikisht nga jeta mesditën e së dielës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:01
Klevisi

Klevisi, 16 vjeç, fëmija i dytë i familjes Cuku, sot duhej të ishte në shkollë, por mësimi në klasën e tij është ndërprerë. Shokë, shoqe dhe mësues, me lule në duar i kanë bërë nderimet e fundit.

Ai u nda tragjikisht nga jeta mesditën e së dielës, në një aksident automobilistik në Kamëz.

Të shumtë kanë qenë të afërmit, që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të të miturit.

“Zot çfarë janë këto që po ndodhin dita ditës. Të rinj po vriten, po vdesin nga aksidente. Zot të lutëm boll me fatkeqësi, sepse zemrat e nënave e familjarëve, s’po durojnë dot”. 

Në vendin e ngjarjes, në bulevardin “Donald Trump”, në Kamëz, punonjësit e OSHEE po punonin për të ndryshuar shtyllën e energjisë elektrike, të dëmtuar nga përplasja e fortë nga makina, e cila drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës.

Zyrtarisht, policia njoftoi se ka qenë Edvin B. 15 vjeç. që i ka marrë pa dijeni makinën të atit, bashkë me të vëllain Erjonin, 11 vjeç dhe më pas ka marrë dhe 2 shokët e klasës, Klevisin dhe Klodjanin, duke dalë në rrugë.

Fatkeqësisht, si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit, makina është përplasur me shtyllën dhe për pasojë ka humbur jetën Klevis Cuku, ndërsa kanë mbetur të plagosur Erjon B., 11 vjeç dhe Klevis T. 16 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test