Xhafaj: Një pjesë e policisë u implikua në kultivimin e kanabisit

Shqipëria

Xhafaj: Një pjesë e policisë u implikua në kultivimin e kanabisit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:53
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në studion e Tonight Ilva Tare se premtimi i Ramës për marrjen fund të kultivimit është një premtim i mbajtur. 

Ai tha se janë identifikuar 32 300 rrnjë kanabis, shifra me e ulët në këtio vite. Ministri Xhafaj tha se ka pasur implikim të policisë në kultivimin e kanabisit. 

Xhafaj: Mendoj që ka qenë një premtim goxha i rëndësishëm dhe sot mund të themi që ky është një premtim i mbajtur. Ka ndodhur dy herë kjo histori në 2015 kur filluam të flisnim për reformën në drejtëis një pjesë ishin skeptikë, ka ende dhe sot. Në mars të këtij viti kur deklarova vullnetin e qevreisë se me marrjen e detyrës si ministër i brendshëm do ti jepej fund historisë së kanabisit pati shumë skeptikë, pro më përfolën në media. Sot ësht ënjë realitet konkret. Mbjelljet janë nën mesataren e e kultivimit të kanabisit nga 1995-deri sot

Janë 32 300 bimë kanabis të identifikuara. Është shifra me e ulët në këtio vite. Janë 228 raste të evidentuara që po ndiqen. Në pjeën me të madhe janë arrestuar kultivuesit. Ndërsa trafiku është histori tjetër. Te kultivimi rastet janë pozitive.
Në 2016 pati një fenomen masiv të kultivimit të kanabisit dhe është rezultat i disa arsyeve. U quajt e kapërcyer me goditjen në Lazarat dhe Dukagjin, strukturat u gjetën të papërgatitura. U rrit oferta në tregun europian të kanabisit dhe ajo që do ta konsideroja të dëmshëm është se një pjesë e policisë u implikua. Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte nje realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat