Paloka: Ndërkombëtarët na kërcënuan që të hymë në zgjedhje

Shqipëria

Paloka: Ndërkombëtarët na kërcënuan që të hymë në zgjedhje

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:07
Edi Paloka

Nënkryetari i partisë demokratike, Edi Paloka ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, duke theksuar se votimi dhe numërimi elektronik janë kusht i panegociueshëm nga PD.

I ftuar në Report Tv, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” Paloka tha se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që vullneti i shqiptarëve të mos tjetërsohet.

“Ju e kujtoni që çështja e ndryshimit të Kodit Zgjedhorë ka qenë shumë e diskutuar, e kemi kërkuar që në 2016, për të krijuar një mundësi për sa më pak manipulim të votës. Në atë kohë argumenti më i përdorur nga maxhoranca dhe disa ambasadorë, ishte që nuk ka kohë për të bërë votimin dhe numërimin elektronik. Ne e kishim premtuar dhe prandaj që hapi i parë është ky, sepse problemi më i madh sot në demokracinë shqiptare është vota e lirë. Nuk ka sot një parlament që pasqyron vullnetin e shqiptarëve”, tha Paloka.

I pyetur në lidhje me kërkesën e Kryeministrit Rama për votimin e emigrantëve, nënkryetari i PD u shpreh se nuk kishin asnjë arsye për të qenë kundër kësaj kërkese.

“Nuk kemi asnjë arsye të jemi kundër përkundrazi, madje është në interesin tonë sepse në vitet e fundit janë larguar shumë njerëz ku jam i sigurt që 90% votojnë PD. Por duhet parë më parë hilja e Ramës sepse e thash ai nuk bën asgjë pa hile. Si do realizohet votimi pastaj është pjesë teknike, sepse po të shkojnë të votojnë në ambasadë ajo histori merr fund” u shpreh Paloka. 

Ai ka komentuar edhe marrëveshjen e Bashës me Ramën, si dhe futjen e PD në zgjedhje, duke hedhur deklarata se janë kërcënuar, duke theksuar se në të kundër nuk kishin në plan të mos lejonin zhvillimin e zgjedhjeve.

“Pas çadrës kishim një plan për datën e zgjedhjeve. Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërkuan ishin edhe nga Bashkimi Europian. Dy gjëra u thanë në videokonferencën e zhvilluar, ku ishte dh eKomidioneri Hahn, e para mbledhja na u tha hapur një gjë që na e kishte thënë para Taulant Balla, që “do ju përjashtojnë nga partitë popullore”, e  gati kjo na u tha si dhe që nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do të lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë mirë, e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë. Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin”, tha Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat