Çfarë po ndodh me Klement Balilin? Flet Famtir Xhafaj

Shqipëria

Çfarë po ndodh me Klement Balilin? Flet Famtir Xhafaj

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:06
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e sotme, ka folur për Klement Balilin, i akuzuar për trafik droge.

Xhafaj është shprehur se policia e shtetit ka përgjegjësi për mos arrestimin e tij.

Pjesë nga deklarata: 

Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?

Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.

Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?

Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.

Tare: Ka përgjegjësi policia?

Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.

Tare: Flas për dekonspirim operacionesh

Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

Balili prej disa kohësh është shpallur në kërkim, dhe cilësohet se ‘Baroni’ I Drogës në Ballkan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat