Si do të jetë moti sot? Mos harroni xhaketat në darkë

Shqipëria

Si do të jetë moti sot? Mos harroni xhaketat në darkë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Pjesa më e madhe e territorit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

Pasditja largon gradualisht vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat lindore – verilindore.

Në mesnatë do të ketë fuqizim të vranësirave fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie prej 2 – 3°C në të dy ekstremumet ditore.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat