Elbasan, “Audi” i blinduar merr përpara patrullën e policisë

Shqipëria

Elbasan, “Audi” i blinduar merr përpara patrullën e policisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 07:47

Operacioni “Summer 2017” ka shkuar jo fort mirë për policinë në Elbasan, pasi në përpjekje për të bllokuar makinat luksoze të trafikuara, një automjet i policisë është marrë para nga një “Audi” e blinduar e cila pas aksidentit është “zhdukur”.

Policia në momentet e aksidentit ka qenë duke shoqëruar një mjet lukzos me vlerë prej 100 mijë eurosh dhe me targa AA 040 OJ, kur papritmas një “Audi” e blinduar ka goditur njërën nga patrullat e policisë.

Pas përplasjes, personi që drejtonte Audin është futur në tregun ushqimor dhe ka arritur të shpëtojë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e cila ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Efektivët kanë shoqëruar disa persona që kanë qenë në ambientet e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat