Xhafaj: Ky është pakti që bëra me gruan përpara se të bëhesha ministër

Shqipëria

Xhafaj: Ky është pakti që bëra me gruan përpara se të bëhesha ministër

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 10:05
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar prapaskenat përpara se të pranonte postin e ministrit të Brendshëm.

Në studione  Tonigh Ilva Tare, Xhafaj rrëfen paktin me bashkëshorten e tij dhe çfarë do ti thoshte kryeministrit Rama. 

Deklaratat

Tare: Ishte vendimi vështirë për të pranuar ministri i Brendshëm?

Xhafaj: Po më dëgjon bashkëshortja tani dhe…Shumë i vështirë.

Tare: Sdua të krijoj probleme me familjen

Xhafaj: Kishim bërë një pakt që unë do ta mbyllja këtu, pas reformës në drjetësi dhe ky mund të ishte mandati i fundit për ta  mbyllur

Tare: Keni shkelur paktin e bashkëshorten?

Xhafaj: Fillimisht ishte debati i parë në mars, ishte debat i vështirë. Edhe për mua ishte shumë i vështirë. Pastaj ishte një diskutim i gjatë dhe përgjithësisht  nuk ka qenë dakord as ajo as fëmijët, por pati një reflektim nga ana ime. 

Do them edhe një gjë që, ka pasur disa ditë që përgatitesha të shkoja tek kryeministri dhe ti thoja: Faleminderit, por deri këtu e kishim. Pastaj erdhën këto sulmet dhe nga ai fshat që jam unë sa më shumë të qëllojnë aq më shumë drejtohesh. Gjithë ai presion bëri bëri efektin e kundërt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat