35 milion euro fitime, shqiptari i “krimbur” në para tregon sekretin e pasurisë

Shqipëria

35 milion euro fitime, shqiptari i “krimbur” në para tregon sekretin e pasurisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 10:31
Samir Mane

Njeriu më i pasur në Shqipëri është shpallur Samir Mane. 

Ai është i Balfin Group, që në 2015-ën grumbulloi 35 milion euro fitime. Gjatë një interviste në “Opinion” Mane u përgjigj se nuk ka asgjë për t’u çuditur; me gjithë bizneset që ka, mund të fitojë kaq dhe më shumë.

“Kushdo të shkojë të pyesë në QKR”, u shpreh Mane, “Si pronar i të gjitha kompanive, marr të ardhura nga të gjitha."

Kompania e tij e ndërtimit 10 milion euro, të tjera kompani të Balfin group e mbyllin vitin me 8 milion e 7 milion euro. 

I pyetur nëse politika ka ndihmuar që të vërë këtë pasuri, Mane u përgjigj:

“Mua s’më ndihmon fare politika të pasurohem, sepse unë televizora shes. Nuk më duhet asnjë politikan që të shes televizorë dhe lavatriçe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat