Shembja e banesave në Shkozë/Duma: Banorët po përjashtohen në bllok se nuk duan t’i shpronësojnë

Shqipëria

Shembja e banesave në Shkozë/Duma: Banorët po përjashtohen në bllok se nuk duan t’i shpronësojnë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:11
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ishte sot në Shkozë për të mbështetur të 150 familjet që po u prishen shtëpitë, të cilat preken nga projekti i zgjerimit të Lanës.

Nga Shkoza, Duma tha se është e pafalshme për shtetin shqiptar sesi mund të nxjerrë në rrugë këta njerëz pa u dhënë kohën e mjaftueshme për të liruar shtëpitë.

“Kam dokumentet tuaj të pronësisë. Unë e di shumë mirë që ju i njihni detyrimet tuaja si qytetar që projekti të bëhet por nuk mund të bëhet projekti mbi jetët e njerëzve. Të parët njerëzit, pastaj janë projekjtet dhe rrugët. Ju keni certifikata pronësie. Dhe gjithçka që duhet tu japë ky shtet është: 1.Kohën e mjaftueshme për të dalë. 2.Pasi ta dini se ku dio të shkoni si do të trajtohesh. Ti po del në rrugë”, tha ajo.

Gjithashtu Duma kërkoi shpronësimin e banorëve me vlerën e tregut dhe njohjen e legalizimit për një pjesë të tyre. Deputetja demokrate garantoi se PD do të ndjekë deri në fund këtë çështje ligjërisht dhe politikisht.

“Janë 153 familje, njëri rast nuk i ngjan tjetrit. Ka banorë që kanë ndërtuar shtëpitë që prej 20 e ca vitesh, kanë leje ndërtimi që në 50 vjeçarin e  parë të munizimit, kanë çuar dokumentet për legalizim për truall. Ashtu siç ka dhe banesa me certifikata pronësie. Banorët kërkojnë normalisht shpronësimin me vlerën e tregut të pronës së tyre, atyre që nuk e kanë të legalizuar duhet tu njihet legalizimi se e kanë paguar me mandate që janë në dosje arkëtimi. Janë premtuar para fushatës zgjedhore. Banorët kërkojnë që legalizimi tu njihet dhe mos të përjashtohen në bllok vetëm pse nuk duan ti paguajnë. Sot nuk dinë nëse do trajtohen apo jo me statusin e të pastrehit. Janë totalisht të tmerruar. Do bëjmë gjithçka që është e mundur ligjërisht dhe politikisht për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve si taksapagues dhe qytetarë jo për ta bërë këtë një betejë politike të kotë”, përfundoi Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat