Basha: Reforma zgjedhore me urgjencë

Shqipëria

Basha: Reforma zgjedhore me urgjencë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:50
Lulzim Basha

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha kërkoi që reforma zgjedhore të bëhet me urgjencë.

“Diskutuam për rregullimin e çështjes së zgjedhjeve, që të goditet krimi. Do të nisim konsultimet politike, të cilat do t’i zgjerojmë më pas edhe me qytetarët. Reforma zgjedhore duhet të behet me urgjencë”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se marrëveshja e 18 majit ka “vdekur”, pasi sipas tij, Edi Rama bleu votat e shqiptarëve.

“Marrëveshja vdiq, pasi Edi Rama shkeli thelbin e saj duke blerë vota.  Ai bleu votat e shqiptarëve. Nuk po goditen bandat kriminale, pasi ata mbështetën Ramën në zgjedhje”, raporton TCH.

Basha tha se votimi elektronik është përparësi absolute. “Kështu mundësojmë edhe votën e emigrantëve”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat