Taulant Balla konfirmon rikthimin e ‘plehrave’ për diskutim

Shqipëria

Taulant Balla konfirmon rikthimin e ‘plehrave’ për diskutim

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:36
Taulant Balla

“Kemi një politikë shumë të strukturuar. Do ta çojmë përpara me shumë vendosmëri”.Pak ditë pas kësaj deklarate të kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, reagimi i radhës i socialistëve për çështjen e importit të plehrave, vjen nga Taulant Balla.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, me një shënim të shkurtër në Facebook, pranon se: Grupi Parlamentar Socialist “do rikthejë në publik për një debat shterues” çështjen e importit të plehrave dhe heqjes së dekoratave të dhëna gjatë komunizmit.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t'i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla në faqen e tij në rrjetin social.

Program i ri i punimeve në Kuvend, për periudhën 18 shtator deri në 13 tetor, parashikon të kalojë në votim të ashtuquajturin "ligjin e plehrave", një nga ligjet më të kundërshtuar dhe të debatuar në Kuvend dhe në opinionin publik sesionin e shkuar parlamentar.

Ishte dekreti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili e riktheu këtë projetligj në Parlament. Mazhoranca u përpoq ta kalonte, por LSI-ja nuk e votoi, dhe projektligji kaloi vetëm me 63 votat e PS-së, të pamjaftueshme për t’u implementuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat