Sa mundësi ka Ballist Morina të ekstradohet? Ja si përgjigjet ish-ministri i drejtësisë

Shqipëria

Sa mundësi ka Ballist Morina të ekstradohet? Ja si përgjigjet ish-ministri i drejtësisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 23:32
Gazmend Bardhi

Ish ministri i drejtësisë, Gazmend Bardhi tha se veprimi i Ismail Ballist Morinës në Beograd nuk përbën vepër penale. 

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ Gazmend Bardhi tha se shfaqja e një banderole në një stadium nuk nxit asnjë urrejtje mes dy kombeve dhe autoritetet shqiptare duhet të këmbëngulin, pasi nuk jemi në rastet kur duhet të bëhet ekstradimi.

“Unë kam vlerësuar dhe vlerësoj se veprimi i Ismail Mornës në Beograd nuk kemi vepër penale. Pra për veprimet që kanë bërë tifozët në Serbi nuk janë dënuar dhe këtu ka pabarazi. Shfaqja e një banderole nuk nxiti asnjë urrejtje mes dy kombeve. Mendoj e autoritetet shqiptare duhet të këmbëngulin që nuk jemi në rastet për ekstradim”- tha ish- ministri.

Ndërkohë edhe ambasadori shqiptar në Kroaci u shpreh optimist se do ketë një vendim pozitiv në favor të Ballist Morinës.

“Unë gjykoj se ministri i drejtësisë në Kroaci do marrë një vendim dhe jam optimist për një vendim të drejtë”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat