Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama i cili është duke shtërnguar duart me personin i cili goditi mbrëmjen e djeshme me një makinë ti “Audi Q8” makinë e policisë.
Basha akuzon kreun e qeverisë se është i lidhur me krimin duke siguruar vota për në zgjedhje.
E ndërsa në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur biznesmenin e njohur Petrit Çela në kërkim.
Statusi i plotë:
Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini. Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, se bashku me dhendrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje.