PD vë me shpatulla pas murit PS: “Plehrat” sillini në kuvend që t’i votojmë kundër

Shqipëria

PD vë me shpatulla pas murit PS: “Plehrat” sillini në kuvend që t’i votojmë kundër

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:23
Demokratët

Demokratët i kërkojnë socialistëve në pushtet që të mos tërhiqen nga ligji për mbetjet, por ta sjellin në kuvend për ta votuar bashkarisht kundër.

Vendimi i PS-së për tërheqjen nga ligji për mbetjet është shpallur dje nga kreu i grupit parlamentar socialist, ndërsa këtë të mërkurë në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, deputeti i PD-së Florion Mima ka kërkuar ardhjen e draftit në kuvend, por për ta rrëzuar me votë.

“Është në nderin tuaj dhe të forcës suaj politike të sillet në parlament dhe të rrëzohet me ligj. LSI ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu,” tha Mima.

Kryetari i komisionit, socialisti Eduard Shalsi, ka deklaruar se tërheqja nga ligji është bërë për shkak të konfuzionit të krijuar dhe se ligji do të konsultohet gjerësisht me publikun. Nga ana tjetër, Shalsi ka qenë pro idesë së propozuar nga LSI-së, se për një çështje të tillë sensitive duhej kryer një referendum.

“Nuk është folur në asnjë moment për plehra dhe mbetje por lëndë të para dytësore.

Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diskutim të gjatë. Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Tërheqja pati përliqmin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS,” tha Shalsi.

POSTIMI I DJESHËM I TAULANT BALLËS:

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, do të shkruante dje Taulant Balla në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat