Incidenti në Shkozë, banori: Boll bëtë show, acarohet deputeti i PD: Ç'a the ti?!

Shqipëria

Incidenti në Shkozë, banori: Boll bëtë show, acarohet deputeti i PD: Ç'a the ti?!

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:13
Edi Paloka

Në protestën e banorëve të Shkozës është bërë pjesë edhe Partia Demokratike, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë.

Pas përfundimit të fjalës së deputetit Edi Paloka, njëri ndër protestuesit ka thënë se PD vjen për shoë dhe se projekti për prishjen e shtëpive të tyre ka ardhur si pasojë e firmës së qeverisë Berisha.

Por mesa duket Paloka nuk e ka pritur mirë dhe i është afruar banorit duke i thënë “ça the ti?!”.

Fatmirësisht nuk ka patur ndonjë përshkallëzim të incidentit, kjo falë edhe ndërhyrjes së deputetëve të tjerë të PD-së, të cilët shoqëronin nënkryetarin e PD-së.

Incidenti gjatë deklaratës së Palokës:

Banori: Boll bëtë show! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj. 

Paloka: Ç'a the ti, ç'a the?!

Deputetët e tjerë: Edi, Edi, prit...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat