Një lajm i mirë për pensionistët shqiptarë, orët e gjata të pritjes mbarojnë

Shqipëria

Një lajm i mirë për pensionistët shqiptarë, orët e gjata të pritjes mbarojnë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:22
Pensionistët shqiptarë

Pensionistët shqiptarë dhe të gjithë ata qytetarë që do tu duhet të marrin dokumenta do të mund të qetësohen nga sot e tutje, pasi vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit, tashmë mund të merren online.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se karta e shëndetit dhe vërtetimi i pensionit (dy dokumenta që deri dje kërkonin orë për t’u marrë) tashmë mund të gjenden të aksesueshme në portalin e qeverisë E- Albania.

“Në kuadër të angazhimit tonë të lehtësimit të marrëdhënies së qytetarëve me administratën publike, këshillimi i ministrave bën sot një tjetër hap të rëndësishëm. 

Ata qytetarë që duan të marrin apo dorëzojnë dokumente në zyrat e administratës këtë javë shtojmë listën e dokumenteve që mund ti marrin online në portalin qeveritar E-Albania. 

Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit mund ti tërheqin online. Më e rëndësishme asnjë institucion shtetëror nuk do t’ja u kërkojë më dokumente qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre. Kështu heqim sorollatje të panevojshme”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat