Vende të lira pune në Kryeministrinë shqiptare, ja thirrja

Shqipëria

Vende të lira pune në Kryeministrinë shqiptare, ja thirrja

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:49
Kryeministria

Kryeministria ka bërë sot një thirrje të hapur për kandidimin si anëtarë të Këshillit të Statistikave.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se, “Në mbështetje të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.999, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përfaqësimit, përzgjedhjes, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si anëtarë të Këshillit të Statistikave”.

Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin botës akademike dhe shoqërisë civile.

Aplikanti, përfaqësues i botës akademike, mund të jetë nga radhët e trupit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, publik ose privat, të liçencuara dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.

Ai duhet të plotësojë disa kritere. Të jetë shtetas shqiptar. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Të jetë pedagog me kohë të plotë. Të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose ekonomisë ose shkencave të natyrës apo në fushën e përpunimit të statistikave gjinore. Të zotërojë tituj shkencorë.

Aplikanti, përfaqësues i shoqërisë civile, të jetë nga radhët e organizatave jofitimprurëse, ku gjatë misionit të organizatës përdor ose bën studime në shkencën e statistikës, si dhe ka njohje të mira për gjendjen shoqërore e demografike të vendit, përfshirë edhe treguesit e varfërisë.

Ai duhet të plotësojë disa kritere. Të jetë shtetas shqiptar. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë të për kryerjen e një vepre penale. Të jetë i punësuar me kohë të plotë në organizata të shoqërisë civile, që kanë përvojë në fushën e statistikave ose ekonomisë, ose shkencave të natyrës apo shkencave sociale; Të ketë përvojë pune në njërën prej këtyre fushave jo më pak se 3 (tre) vjet; Të ketë përvojë në përdorimin e të dhënave statistikore.

Afati i dorëzimit të aplikimit: deri më 30 shtator 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat