"E lash djalin në stacion treni në një vend të BE-së, për një jetë më të mirë", rrëfimi prekës i një prindi shqiptar

Shqipëria

"E lash djalin në stacion treni në një vend të BE-së, për një jetë më të mirë", rrëfimi prekës i një prindi shqiptar

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

“Të braktisur në BE” ishte tema e emisionit të djeshëm në ‘News24’. Një prind shqiptar, i cili nuk ka preferuar të identifikohet ka rrëfyer se si e ka lënë djalin e tij 15-vjeçar në një nga vendet e BE-së për një jetë më të mirë. Ai thotë se e ka lanë djalin në një stacion treni derisa erdhën policët.

“E çova në një vend të BE për një jetë më të mirë dhe e lashë në një stacion treniderisa erdhi policia që e mori. E dërgova kur ishte 15 vjeç, ndërsa për pak muaj ai mbush 18 vjeç. Më merr malli shumë, por më duket sikur më ka harruar. Edhe sikur të dua unë është e vështirë për të që të kthehet këtu në Shqipëri”- tregon babai.

“Djali studion në një shkollë profesionale dhe pas shkollimit ka mundësi për të punuar atje. Nëse do kisha një fëmijë tjetër nuk do e çoja sërish. Flas në telefon 3 herë në muaj dhe kam 7 muaj pa e takuar”- ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat