Me kamerdare nga Ksamili drejt Korfuzit, rrëfehet i riu nga Kamza: Kush më shtyu drejt “aventurës”

Shqipëria

Me kamerdare nga Ksamili drejt Korfuzit, rrëfehet i riu nga Kamza: Kush më shtyu drejt “aventurës”

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:04
Ilustrim

Në vitet 1980 në Shqipërinë komuniste ka pasur tentativa pa fund të shqiptarëve që kërkonin të kalonin kufirin me not drejt vendeve fqinje për një jetë më të mirë.

Por 30 vite më pas, edhe pse Shqipëria pretendon të bëhet pjesë e bashkimit Evropian këto ngjarje rikthehen sërish.

Kështu ditën e djeshme një 19-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht për pasi ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar nëpërmjet detit në mënyrë të paligjshme.

Më anën e një kamerdareje Ilirjan Korbi nga Kamza tentoi të shkojë drejt Ishullit të Korfuzit, por u kap nga roja bregdetare.

“Papunësia dhe varfëria më detyruan,” kështu u është përgjigjur efektivëve të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

Korbi u kap nga policia kufitare në vendin e quajtur “Mezokanal”, ndërsa në varkën kamerdare të vogël, iu gjetën ushqime e ujë.

Në polici ai ka rrëfyer sesi u nis me autobus nga Vlora për në Sarandë e më pas kishte shkuar në Ksamil ku kishte fryrë kamerdaren dhe e kishte hedhur në ujë për të shkuar në Korfuz.

Ëndrra e këtij të riu në Shqipërinë evropiane, pjesë e shteteve me viza të liberalizuara u pre në mes, ndërsa nuk dihet nëse ai do e provojë sërish i shtyrë nga dëshira për një jetë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat