“Qante qielli, qante nëna, qanin njerëzit pa dallim” Ajo tashmë do paguajë...

Shqipëria

“Qante qielli, qante nëna, qanin njerëzit pa dallim” Ajo tashmë do paguajë...

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:18
Trenjakët

Gazetarja e “News 24” Klodjana Haxhiaj përloti mbrëmë të madh e të vogël, kur teksa raportonte nga vendngjarja për tragjedinë e Romonatit në Durrës ku u dogjën trinjakët, shpërtheu në të qara duke na prekur të gjithëve.

“Sapo le Pjezen dhe ngjitesh rruges per ne Romanat, nje ere djegje te merrte frymen, edhe pse qielli kish derdhur stuhi me furi , pasditen e sotme. Era te shponte hundet dhe shiu vazhdonte me furi! Era e djegjes se baneses me tre vogelushe brenda, tre vjecare, rrenqethte te madh e te vogel!

Ne oborr kishin perfunduar kolltuqet e shkrumbuar, sustat e nje dysheku dopio, orendi te djegura, dhe kepucet e tyre te vogla. Te qarat e klithmat e tyre dhe kerkesat per ndihme, kishin tmerruar te madh e te vogel, te cilet nuk u dhane dot ndihme, per ti shpetuar nga flaket e nga vdekja!Nena kish nje peng, qe ndersa qielli derdhi stuhi, ajo i mbylli me celes femijet brenda. Qante qielli kete pasdite shtatori, qante nena, qanin njerezit pa dallim, qanin dhe guret e Romanatit! Ajo nene nuk do gjykuar, ajo tashme per gjithe jeten do paguaje pakujdesine e nje ore!

Tre engjej i mungojne Botes prej sot ne mbremje. Pa ta Bota nuk eshte njelloj e mire! U prehshi ne parajse!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat