Bushati takon Johannes Hahn, në fokus ekonomia pas Samitit të Triestes

Shqipëria

Bushati takon Johannes Hahn, në fokus ekonomia pas Samitit të Triestes

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:10
Ditmir Bushati dhe Johannes Hahn

Ministri për Europën dhe Politikën e Jashtme Ditmir Bushati ka takuar këtë të enjte komisionerin Johannes Hahn nga ku u diskutua për angazhimet e Shqipërisë në planin ekonomik, të dalë nga Samiti i Triestes.

Ministri Bushati mori pjesë në një mëngjes pune të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Triestes, në mënyrë të veçantë Planin e Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe diskutimeve në takimin vijues të organizuar nga Kryeministri Rama me kryeminstrat e rajonit në muajin gusht në Durrës.

Ministri Bushati vlerësoi rolin dhe angazhimin e Komisionerit Hahn për të jetësuar Zonën Ekonomike Rajonale, të cilën, theksoi ai, ne e shohim si një rrugë lehtësuese të projektit tonë evropian. Ajo nuk mund të jetë projekt alternativ e për më pak zëvendësues.

Bushati vlerësoi raportin mbi gjendjen e Unionit të Presidentit Junker dhe vuri theksin në perspektivën e qartë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për strukturimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit, Bushati theksoi rëndësinë e një shpërndarjeje të drejtë dhe të ndershme të selive të organizatave rajonale në të gjitha vendet. Ai theksoi gjithashtu nevojën e një kalendarizimi të aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, në të gjitha nivelet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat