Rrethimi i Elbasanit, 27 persona përfundojnë në polici

Shqipëria

Rrethimi i Elbasanit, 27 persona përfundojnë në polici

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:02
Elbasani

Janë 27 persona që kanë përfunduar në policia gjatë ditës së sotme, na aksionin e madh policor që është ndërmarrë në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia thonë se Policisë së Elbasanit, mbështetur nga struktura të Posaçme, Forcat Speciale RENEA dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20 shtator 2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.

Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.

Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat