Si i trajton Rama gratë e qeverisë? Pohimi i papritur i ministres shkakton skandal

Shqipëria

Si i trajton Rama gratë e qeverisë? Pohimi i papritur i ministres shkakton skandal

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 23:55
ilustrim

Ministrja e re e drejtësisë, Etilda Gjoni, çuditi me deklaratën e parë që dha, kur pohoi se e kishte marrë vesh nga televizori që do të bëhej ministre. Ky pohim, që do të shkaktonte skandal kudo, ishte vetëm prelud i asaj që tregon për rolin real që kanë “femrat” në qeverinë Rama II.

Dje dhe sot, zonja Gjoni dhe homologia e saj e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dalë përpara shqiptarëve, për të lexuar dy deklarata shtypi. Ogerta përsëriti, nga podiumi i kryeministrisë (shiko foton), një tekst që ia kishin shkruar më parë, që përsëriste atë që Rama kishte thënë prej ditësh: qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të mbajnë radha për kartën e shëndetit dhe për librezën shëndetësore.

Ndërsa sot tek i njëjti podium u shfaq Etilda Gjoni, e cila konfirmoi se qeveria shqiptare kishte gati infrastrukturën për institucionet që do monitorojnë reformën në drejtësi.

Po të shikohen me kujdes të dy videot e komunikatave që lexojnë ministret, gjëja e parë që vihet re është fakti që ato janë lexuese të këqija, kanë emocione, u merret fryma dhe bëjë pauza të pavenda.

Por, ky është halli më i vogël.  Po të thellohesh tek përmbajtja, vëren se ato lexojnë njoftime krejtësisht banale, për të cilat mund të dilte edhe një zëdhënëse e thjeshtë. Për më tepër ato vetëm recitojnë tekstin që u është shkruar më parë dhe nuk bëjnë asnjë koment, nuk u përgjigjen asnjë pyetjeje gazetarësh.

Prandaj problem ngrihet: Për çfarë i ka marrë Rama ato në kabinet, si politikane që komunikojnë me publikun, që mbrojnë vendimet e tyre, që i argumentojnë ato para njerëzve, apo si zëdhënëse të rëndomta të vendimeve që merr vetë?

Në asnjë vend të botës demokratike, ministrat për të cilët ka votuar një parlamenti i tërë, të cilët janë betuar në presidencë mbi kushtetutë, nuk dalin të lexojnë komunikata të zakonshme. As kryeministrat që i kanë zgjedhur nuk e kanë tagrin t’i trajtojnë ato si zëdhënëse të thjeshta shtypi. Por me sa duket, kabineti i barazisë gjinore, që është unik, prandaj edhe këtu do të ketë një rekord të vetin, që flet shumë për peshën reale të grave të qeverisë./lapsi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat