Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga kushtet e motit të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore dhe verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin verilindor ku ende do të ketë vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rritje me 2°C do të ketë në vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat