Sonila Qato flet për herë të parë si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen

Shqipëria

Sonila Qato flet për herë të parë si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:24
Sonila Qato

Ministrja e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me përfaqësues nga 24 shoqata biznesi të Shqipërisë. Mëngjesi i punës “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes” çeli një proces të gjatë diskutimesh e dëgjesash prej të cilave do të hartohen propozime konkrete me qëllim përmirësimin e mëtejshem të klimës së biznesit në Shqipëri.

Në fjalën e saj të parë si ministre, Qato u shpreh se “roli i Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është ai i interlokutorit, por edhe ai i koordinatorit te gjithë ndërveprimeve qeveritare pa lënë mënjanë dhe qeverisjen vendore”.

Ministrja Qato vuri theksin mbi nevojën për kontributin e biznesit, vullnetit politik dhe koordinimit të të gjithe kabinetit Qeveritar me qëllim përmbushjen me sukses të misionit të Ministrisë së Shtetit për sipërmarrjen.

“Ne, së bashku duhet të punojmë për të kthyer Shqipërinë në një vend miqësor ndaj sipërmarrjes, tërheqës për investime strategjike të huaja apo vendase, dhe konkurrues në rajon. Këto janë sfida të këtij mandati qeverisës, e padiskutim, dhe e secilit prej jush, të cilët jeni burimi dhe gjeneratori i fuqizimit të vendit, potenciali i padiskutueshëm ku qeveria dhe e gjithë struktura e administratës në vend, do vihen në dispozicionin tuaj, pa kushte në kufijtë e ligjshmërisë dhe transparencës së plotë. Kjo do të ndodhë përmes krijimit të një platforme efektive, konkrete dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit tonë, për të fuqizuar rolin tuaj në nivelin më të lartë qeverisës, dhe për të udhëhequr së bashku sipërmarrjen drejt një modeli të suksesshëm dhe kulture të re bashkë qeverisëse.

Së bashku do të jemi promotorë të nxitjes së transparencës për procedurat dhe politikat qeverisëse, duke nxitur në këtë mënyrë konkurrencën e ndershme, përmes krijimit të kushteve të barabarta të pjesëmarrjes me qëllim garantimin e një mjedisi të shëndetshëm, ku ju të mund të investoni të qetë kapitalin tuaj me ndikim të drejtpërdrejt në ekonomi”, u shpreh ministrja Qato.

Pjesë e diskutimeve u bë nevoja për implementimin e një komunikimi të ndërsjelltë, të mirë strukturuar dhe protokollar për përvetësimin e problematikave të sipërmarrjes.

Ndër propozimet e shtruara, qe dhe krijimi i mekanizmave të konsultimit të përhershëm e periodik dhe nevoja e krijimit të një ligji të ri të Kishillit Kombëtar të Ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat