Sherri në PD, reagon dhëndri i Berishës: Ishte mbledhja më e mirë që kemi pasur

Shqipëria

Sherri në PD, reagon dhëndri i Berishës: Ishte mbledhja më e mirë që kemi pasur

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:20
Jamarbër Malltezi

Në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në PD, reagoi edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Çuditërisht ai shkruan se përpos debatit në fillim kjo ka qenë një nga mbledhjet më të pëlqyeshme.

“Te nderuar miq, mbledhja e djeshme e kryesise se PD - pavaresisht nje indicenti te papelqyeshem ne fillim - ishte ndofta mbledhja me e mire qe kemi pasur pasi cdokush pati nje mundesi te flase dhe thote mendimet e tij/saj sic i mendon.

Debati ishte me fryme konstruktive dhe me ndjenjen e merakut per te ardhmen e PD dhe perballjen me pushtetin e korruptuar qe me para droge, vjedhjesh pronash publike etj. blen gjithkend, perfahi ambasadore dhe europarlamentare.

Zgjati plot 4 ore dhe 20 minuta dhe doli me nje vendim unanim cfare eshte nje vlere e shtuar dhe jep shprese per nje reflektim me te mire dhe bashkim. Zoti na ndihmofte ne perballjen me te keqen qe ka pushtuar vendin!

Pas pak do nxjerr pjesen kryesore te fjales sime ne mbledhjen e djeshme per te shmagur spekullimet dhe paqartësitë”, shkruan ai. Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PD-së u zhvillua me debate të forta dhe një degradim mes Jemin Gjanën dhe Valbona Mezinit, pasi ai tentoi dhunë fizike ndaj ish- kandidates për deputete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat