Sherri në PD, Basha merr një vendim

Shqipëria

Sherri në PD, Basha merr një vendim

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:20
Lulzim Basha

Pas përplasjeve të mëdha të ndodhura mbrëmjen e djeshme në kryesinë e PD-së, reagon sërish Lulzim Basha.

Duke dashur të anashkalojë disi përplasjet në parti ai shkruan se PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit.

Basha shkruan se kanë marrë një vendim për konsultim me bazën me qëllim forcimin dhe përballjen me Edi Ramën.

“Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat