Publikimi i “tërmetit” të djeshëm në PD, shpërthen deputeti demokrat: Turp për këta “skutha”!

Shqipëria

Publikimi i “tërmetit” të djeshëm në PD, shpërthen deputeti demokrat: Turp për këta “skutha”!

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:22
Tritan Shehu

Mbledhja e djeshme e Partisë Demokratike ishte një “tërmet” lëkundjet e së cilës vijojnë ende të shkundin reagime nga më të shumtat, e njëra ndër to, ka qenë edhe ajo e deputetit të PD-së Tritan Shehu.

Si ish ministër dhe ish kryetar i PD-së, Tritan Shehu ka dënuar me ashpërsi publikimin e disa incizimeve audio të publikuara nga media të mbledhjes së djeshme me dyer të mbyllura në selinë blu. Inçizimet janë regjistruar nga persona (anëtarë të kryesisë së PD-së) që sipas Tritan Shehut kanë përhapur një mentalitet të ulët “çimkash”. Sipas deputetit demokrat,ekziston mundësia që incizimet të jenë kryer dhe nga persona të jashtëm (pra jo anëtarë të kryesisë së PD-së, të pranishëm në mbledhje).

Por në rastin e dytë, nëse incizimet janë kryer nga vetë demokratët, atëherë ky akt për Tritan Shehun është një gjest i ulët meskin, i denjë për termin denigrues të “skuthit”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Mbledhja e djeshme e Kryesise se PD ishte një takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahën mendime dhe u arritën konkluzione të rëndësishme me unaniminitet.

Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk është “krim”, vecanërisht kur përfundimi është krejt pozitiv.

Kushdo që thotë të kundërtën për atë mbledhje nuk thotë të vërtetën!!

NDERKAQ PO DEGJOJ  NE MEDIA JO VETEM GENJESHTRA, POR EDHE DISA RREGJISTRIME AUDIO TE ASAJ MBLEDHJE!!!

Cilindo që i ka realizuar ato, ka bërë një turp të vërtetë.

Jo se ato cfare u thanë në mbledhje kanë ndonjë problem, absolutisht jo, por se kështu shfaqet një mentalitet e tentativë e shëmtuar "cimkash"!

Nqs kjo është realizuar me vendosje "cimkash" nga të jashtem, gje e mundëshme; flet pikërisht për një veprim të inskenuar e ligjërisht të dënueshëm.

Nqs kjo është bërë nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet për një nivel moral meskin të autorëve, që në fakt kështu meritojnë vetëm përbuzje.

SECILI NGA NE MUND TE MENDOJE SIC GJYKON VETE, POR DUHET TE KETE GUXIMIN NQS DESHERON, QE MBAS MBLEDHJES TE THERRESE GAZETARET DHE TU CFAQE ATYRE HAPUR MENDIMET E TIJ.

Të rregjistrosh nga brenda apo nga jashtë ato që diskutohen në një mbledhje të mbyllur kolegjesh e me tej vecanërisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, për të transformuar ate cfarë ndodhi aty, është shumë larg vlerave minimale njerëzore, morale, politike e bashkëpunuese.

Fjalët a mendimet tona nuk ka pse t'i publikojë ndokush si "skuth"; secili duhet të ketë guximin qe ta beje vete kete nqs deshiron, me figure e ze, aq me shume pa perdorur rregjistrime  “alla sigurim”.

KETE DUHET TA BEJE GJITHESECILI NE POLITIKE NDRYSHE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat