Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi patrullime të përbashkëta në det

Shqipëria

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi patrullime të përbashkëta në det

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:23
Pamje nga takimi

Drejtuesit e policive kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë kanë zhvilluar një takim duke rënë dakord mbi patrullimet e përbashkëta për rritjen e kontrollit detar në Adriatik me qëllim parandalimin e trafikut të drogës.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj. Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes të tre vendeve në fushën e kufirit dhe migracionit.

Intensifikimi i luftës ndaj trafiqeve të paligjshme në kufirin blu, por edhe në atë të gjelbër ishte një çështje që zuri një vend të veçantë gjatë bisedimeve. Gjatë takimit u vendos për një protokoll trepalësh për patrullimet e përbashkëta në hapësirën detare të tre vendeve në detin Adriatik.

Mes drejtuesve të policive kufitare të tre vendeve u dakortwsua shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve në lidhje me të gjitha mjetet detare që ndryshojnë vendbazimet dhe të atyre që deklarojnë se do të lëvizin drejt njërit nga tre vendet. Gjithashtu, u ra dakord për një shkëmbim informacionesh të menjëhershme në lidhje me imigracionin e paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat