Incidenti në mbledhjen e PD-së/ Strazimiri : Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja

Shqipëria

Incidenti në mbledhjen e PD-së/ Strazimiri : Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:42
Gent Strazimiri

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin “Opinion” në “News 24” ka folur në lidhje me situatën e  partisë dhe ngjarjeve të djeshme në mbledhjen e Kryesisë.

Mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas deputetit Strazimiri , i cili u shpreh se incidenti duke iu referuar audioregjistrimeve ishte i parapërgatitur. Ndërsa shtoi se se prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

“Për fat të mirë pati debat dhe ishte një nga mbledhjet më të mira të kryesisë. Mund tju them se gjithçka u zhvillua me sinqeritet. Ishte një mbledhje që zgjati rreth 5 orë dhe gjithkush dha mendimin e tij. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do kemi edhe rezultatet e para, qoftë edhe emocionale. Prioriteti i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama. Nuk është aspak thelbësore incidenti dhe po të më pyesnit para pak orësh do ju thoja që emocionet janë një gjë e mirë. Por tashmë ju them që ka dalë një audioregjistrim, çka tregon që ka qenë i përgatitur. Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja”- tha Strazimiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat