Basha sulmon Ramën: Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë për legalizime falas

Shqipëria

Basha sulmon Ramën: Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë për legalizime falas

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 20:43
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për çështjen e prishjes së banesave në Shkozë. Basha thotë se Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyre te Rames qe premtoi legalizim në fushatë. Kryedemokrati shprehet gjithashtu se Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.

Deklarata e Lulzim Bashës: 
Drama e 400 familjeve qe po hidhen ne rruge, nuk përfaqëson asgjë, thotë Rama i bezdisur kur pyetet ne Neë York per hallet e vendit. Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen. Shkoza përfaqësona krim prej pushtuesi mbi mijëra fëmijë, prindër e te moshuar nen terror dhe dhune fizike dhe psikologjike. Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale qe ka marre peng Shqipërinë dhe te ardhmen tone. Shkoza përfaqëson pësimin qe duhet bere mësim se kush dhunon apo blen votën sot, te dhunon shtëpinë, fëmijët dhe jetën nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat