Në Kukës bie bora e parë

Shqipëria

Në Kukës bie bora e parë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 21:54
Kukës

Gjalica e Koretniku, dy malet që rrethojnë Kukësin u zbardhën nga bora, duke i thënë lamtumirë vapës përvëluese të kësaj vere të tejzgjatur dhe pa reshje.

Edhe pse mund të duket e parakohshme, kjo borë është sinjal i një stine dimri të acartë, e që në verilindje zbret më herët se në zonat e tjera.

Bora zbriti deri në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e detit, duke ndërprerë edhe reshjet e shiut që përfshinë rajonin këtë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat